Shkëmbime të pengjeve të luftës: Ukraina ia jep Rusisë një oficer të zënë rob, i merr 5 ushtarë

Evropë

Shkëmbime të pengjeve të luftës: Ukraina ia jep Rusisë një oficer të zënë rob, i merr 5 ushtarë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:59
Foto e një oficeri të zënë rob

Në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy, u bë shkëmbimi i parë i pengjeve të luftës.

Ukraina shkëmbeu një oficer rus të kapur me pesë luftëtarë nga forcat e mbrojtjes së Ukrainës, tha guvernatori Dmytro Zhyvytskyy me një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ishte shkëmbimi i parë i tillë në zonë, raporton Reuters.

Dmytro Zhyvytskyy postoi një video të një burri me flokë bjonde në pranga dhe të veshur me një xhaketë kamuflazhi të gjelbër, duke thënë se ka lindur në vitin 1997 në qytetin rus  Omsk. Ai tha gjithashtu se po merrej për t’u shkëmbyer me luftëtarë ukrainas.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZhyvytskyy%2Fposts%2F371639174964388&show_text=true&width=500" width="500" height="0" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe> 

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se s’ka qenë në gjendje ta vërtetojë video-incizimin.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat