Italia zhvendosë ambasadën nga Kievi për të vazhduar punën nga pjesë perëndimore e Ukrainës – Lviv

Evropë

Italia zhvendosë ambasadën nga Kievi për të vazhduar punën nga pjesë perëndimore e Ukrainës – Lviv

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi për ta hapur në qytetin Lviv në pjesën perëndimore të Ukrainës, e njëjtë po veprojnë shumë shtete për shkak të sigurisë së stafit dhe situatës që po mbretëron në kryeqytetin ukrainas.

Ministri i Jashtëm italian, ka njoftuar se ka zhvendosur ambasadën në një qytet tjetër – me qëllim që stafi atje të mund të kryejë punët.

Edhe Franca gjithashtu ka njoftuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj në Kievi në Lviv, dhe tashmë dihen arsyet – pra për sigurinë e punonjësve.

Ndryshe Ukraina edhe në ditën e gjashtë ka vazhduar luftimet kundër agresionit rus, ku nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse e kanë pësuar me jetë shumë civilë – përfshirë edhe fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat