Edhe Portugallia mbyll hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Evropë

Edhe Portugallia mbyll hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Edhe Portugalia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse.

Kjo erdhi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Portugalisë ka njoftuar për mbylljen e hapësirës ajrore përmes një publikimi në Twitter.

Në këtë publikim u tha se ky vendim është marrë në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.

Vendi poashtu do të pajisë Ukrainën me pajisje ushtarake si: Jelek, helmeta, syze për shikim natën, granata, municione të ndryshme, radio portative dhe pushka automatike G3.

Portugalia i është bashkuar një mori shtetesh që kanë njoftuar për mbylljen e hapësirave ajrore ndaj Rusisë, duke përfshirë këtu Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat