Publikohen pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin/Ushtarët rusë nisin të plaçkisin bankat në Ukrainë 

Evropë

Publikohen pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin/Ushtarët rusë nisin të plaçkisin bankat në Ukrainë 

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Pamje nga videoja

Mediat ukrainase kanë publikuar pamjet sesi ushtarët rusë po shpërthejnë bankat dhe marketet për të marrë ushqimet e tyre.

“Çlirimtarët rusë” grabitin arkën e Privatbank në rajonin Kherson”, shkruajnë në një postim në videot virale.

Pamjet kanë kapur nga kamerat e fshehta në banka dhe marketet e ndryshme në zonat e luftimit në Ukrainë.

“Në Kherson, pushtuesit filluan të grabisin në mënyrë të trashë bankat dhe të nxjerrin të gjitha gjërat me vlerë nga kasafortat e ukrainasve!

Video tregon një nga degët e private në Kherson. Qofshi të mallkuar dhe të vdisni në betejën tjetër me Heronjtë tanë!”, thuhet në videon e postuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat