A mund të jenë gjallë 13 ushtarët e “Ishullit të Gjarpërinjve”?

Evropë

A mund të jenë gjallë 13 ushtarët e “Ishullit të Gjarpërinjve”?

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:32
Informacionet e reja sugjerojnë se ata mund të jetë ende gjallë

Ukraina po nderonte 13 ushtarë që tha se u vranë, derisa mbronin ishullin “Ishullit të Gjarpërinjve” nga sulmet ruse.

Por, informacionet e reja sugjerojnë se ata mund të jetë ende gjallë, sipas një postimi në Facebook dje nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës, raporton BBC.

“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e këtij ishulli janë gjallë”, u tha në njoftim.

Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin për vendndodhjen e tyre të mundshme aktuale.

“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe informacionet e marra në momentin e sulmit për vdekjen nuk do të konfirmohen”, u tha në këtë reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat