Tri shtete baltike ia bëjnë “bllok” Rusisë, ky është plani i tyre

Evropë

Tri shtete baltike ia bëjnë “bllok” Rusisë, ky është plani i tyre

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Pamje nga lufta në Ukrainë

Vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, u pajtuan në parim për mbylljen e hapësirës së tyre ajrore për avionët rusë, tha ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.

“Plani ynë është që ta hedhim hapin njëkohësisht”, shkroi Skuodis në Facebook.

Këto ditë, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, edhe Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke i kanë ndaluar fluturimet ruse mbi territoret e tyre.

Më herët, Rusia ka ndaluar të gjitha kompanitë britanike mbi hapësirën e saj ajrore, pasi Londra i ka ndaluar fluturimet në Britani të transportuesit rus, Aeroflot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat