Banorja nga Kievi së bashku me djalin e saj strehohen në banjo

Evropë

Banorja nga Kievi së bashku me djalin e saj strehohen në banjo

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 10:19
Djali vogël Vadim

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper.

Djali i saj i vogël Vadim, po fle në banjë këto ditë, vendi më i sigurt në apartament.

“Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka në ëndrrën e tij,” tha ajo. 

Ne nuk shkojmë në strehimore, nuk garanton siguri 100% dhe mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës. Në shtëpi, ai fle mirë, ha dhe mendon se gjithçka është argëtuese”, tha ajo.

Olga tregoi se kishte dëgjuar shumë shpërthime mes orës 1 dhe 4 të mëngjesit të së shtunës dhe dukej se zhurmat po vinin nga veriu, shkruan CNN.

“Është qetësi tani, tha ajo të shtunën në mëngjes. “Më në fund, mund të marr një sy gjumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat