Zëdhënësi i Kremlinit: Separatistët e Ukrainës ‘kërkojnë ndihmë nga Rusia’

Evropë

Zëdhënësi i Kremlinit: Separatistët e Ukrainës ‘kërkojnë ndihmë nga Rusia’

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se liderët separatistë të Donetskut dhe Luhanskut u kanë kërkuar forcave ruse të hyjnë në rajonet e tyre të shkëputura, për të “ndihmuar në zmbrapsjen e agresionit nga forcat e armatosura dhe njësitë e Ukrainës”.

”Apelet e tyre theksojnë se për shkak të përkeqësimit të situatës dhe kërcënimeve të Kievit, qytetarët e republikave janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe evakuimi i tyre në Rusi vazhdon”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

”Regjimi i Kievit është i orientuar drejt zgjidhjes së konfliktit me forcë”, thuhet në një apel të separatistëve, përcjellë nga Peskov.

Autoritetet ruse kanë përmendur një sërë incidentesh në Ukrainën lindore për të justifikuar veprimet ushtarake.

Por SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për komplot të të ashtuquajturave incidente të flamurit të rremë, provokime të organizuara për të krijuar një pretekst për veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat