Hungaria do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën

Evropë

Hungaria do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Hungaria do të vendosë trupa përgjatë kufirit të saj 137 km me Ukrainën mes frikës së një fluksi refugjatësh nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet, tha ministri i Mbrojtjes Tibor Benko.

Vendet në Evropën Lindore po bëjnë përgatitje për njerëzit që ikin nga Ukraina.

"Forcat e armatosura të Hungarisë do të kryejnë detyra humanitare si dhe do të mbyllin kufirin e Ukrainës me Hungarinë “për të siguruar që asnjë grup i armatosur nuk mund të hyjë në territor”, tha ministri i Mbrojtjes Tibor Benko.

“Siguria e Hungarisë është më e rëndësishmja, ne po përforcojmë kufirin Ukrainë-Hungari”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në të kundërt, fqinji i të dyjave, Rumania thotë se mund të pranojë gjysmë milioni refugjatë nëse kriza në Ukrainë përkeqësohet.

“Ka disa vlerësime, por ne mund të pranojmë mbi 500,000 refugjatë, ky është numri për të cilin ne kemi përgatitur”, u tha gazetarëve ministri i mbrojtjes Vasile Dincu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat