Përshkallëzohet situata në Ukrainë: Putin lëshon raketa balistike hipersonike - fillon stërvitjet bërthamore

Evropë

Përshkallëzohet situata në Ukrainë: Putin lëshon raketa balistike hipersonike - fillon stërvitjet bërthamore

Nga: A.ZH Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 13:57
Vladimir Putin

Kërcënimi i vazhdueshëm i Vladimir Putinit, kundër Ukrainës u rrit sot pasi forcat e presidentit rus filluan stërvitjet bërthamore.

Lajmi u publikua pasi liderët separatistë pro-rusë, kanë njoftuar një mobilizim të përgjithshëm në territoret e diskutueshme të Ukrainës, derisa tensionet po përshkallëzohen, raporton express.uk, përcjell Bota sot.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, tha dje se ai është "i bindur" se Putin tashmë ka vendosur të pushtojë Ukrainën.

Mëngjesin e sotëm u raportua sese kishin filluar stërvitjet "që përfshijnë testimin e raketave balistike dhe të lundrimit në mes të tensioneve në rritje përgjatë kufirit me Ukrainën".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se stërvitjet ishin pjesë e një procesi të rregullt stërvitor dhe Putini ka të ngjarë të marrë pjesë nga një "qendër situatash".

Agjencia ruse e lajmeve Ria citoi Kremlinin të shtunën të thoshte se stërvitjet kishin filluar./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat