Panik e frikë, shihni se si era i hedh avionët nga njëra anë në tjetrën

Evropë

Panik e frikë, shihni se si era i hedh avionët nga njëra anë në tjetrën

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Anglia Jugpërëndimore dhe Uellsi Jugor janë duke u përballur me një stuhi të rrezikshme e cila thuhet se është nga më të rëndat në 30 vitet e fundit. Stuhia e tmerrshme Eunica që goditi Britaninë e Madhe shkaktoi rrëmujë në transportin ajror.

Erërat janë aq të forta sa që hedhin edhe aeroplanët nga njëra anë, në tjetrën.

Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar disa paralajmërime të rrezikshme për shkak të erërave të forta, borës, akullit dhe shiut.

Pamjet e marra në aeroportin Birmingham BHX tregojnë një aeroplan Vueling nga Parisi në Birmingham që lëkundet dhunshëm nga njëra anë në tjetrën ndërsa i afrohet pistës.

Avionët e tjerë janë gjithashtu të paqëndrueshëm kur ulen për shkak të erërave të forta.

Vetëm British Airways ka anuluar të paktën 80 fluturime për dhe nga aeroportet e Londrës. Loganair anuloi gjithashtu më shumë se 30 fluturime të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat