Për çka do të përdoren targat e kuqe në Zvicër?

Evropë

Për çka do të përdoren targat e kuqe në Zvicër?

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 09:32
Ilustrim

Nga 1 marsi 2022 në Zvicër do të hyjnë në përdorim targat e reja me ngjyrë kuqe.

Përdorimi i kësaj targe nuk do të jetë i detyrueshëm, por do ta lehtësojë vozitjen për shumë njerëz.

Por, për çka do të përdorën këto targa?

Targat e kuqe do të jenë të destinuara për veturat që përdorin ‘raft’ për biçikleta në pjesën e pasme të veturës.

Të montuara me biçikleta mbi to, transportuesit me targë të kuqe dallohen lehtësisht dhe mund t’iu shmangen më lehtë fatkeqësive në komunikacion, shkruan auto motor und sport.

Përveç kësaj, mund t’iu dallohet më lehtë targa nga Policia dhe nuk kanë nevojë ta heqin kaçavidën e veturës gjithmonë sa herë vendosin të marrin biçikletën me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat