Pas politikës, edhe feja hyn në luftë: Patriarkana Ortodokse i heq autoqefalinë kishës së Rusisë!

Evropë

Pas politikës, edhe feja hyn në luftë: Patriarkana Ortodokse i heq autoqefalinë kishës së Rusisë!

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:51
Mitropoliti Grigorije

Duket se lufta po merr përmasa edhe më të mëdha sesa politika. Siç bën të ditur gazeta malazeze “Antena M”; Kisha Lindore Ortodokse është çarë keq, pasi ka nisur një konflikt i ashpër mes Patriarkanës së Stambollit dhe Kishës Ortodokse ruse.

Kreu i Kishës Ortodokse greke, Grigorije Papatomas, do të shpallë nesër përjashtimin e Kishës Ruse nga aleanca ortodokse.

Lajmi është bërë i ditur në një reklamë që promovon intervistën e bujshme të Papatomas që do të publikohet nesër.

Shkak i gjithë kësaj është vendimi i Patriarkut të Rusisë për t’i hequr autoqefalinë Kishës Ortodokse të Ukrainës, fill pas përgatitjeve për pushtim të Moskës ndaj Kievit.

Siç bën të ditur media e Malit të Zi, Grigorije njofton kundërmasa radikale kundër Patriarkanës së Moskës, e cila jo vetëm sfidon rendin kanonik dhe kompetencat e Kishës Nënë Ekumenike në Ukrainë, por së fundmi ka nisur një sulm brutal ndaj juridiksionit të Patriarkanës së lashtë Aleksandriane në Afrikë.

“Arsyet e ekzistencës së autoqefalisë së Kishës Ruse ndalojnë së ekzistuari”, tha shkoqur Mitropoliti Grigorije në videon që është shpërndarë në mënyrë virale në të gjitha mediet e vendeve ku ka besimtarë ortodoksë.

Patriarkana e Moskës nuk ka një akt të veçantë mbi autoqefalinë, të lëshuar nga Kisha Nënë Ekumenike.

Patriarkana e Aleksandrisë është froni i dytë i Ortodoksisë pas Patriarkanës së Stambollit që të rigrupojë këshillat ekumenike sipas një organizimi të rij në Aleksandri, Antioki, Jerusalem, dhe Qipro. E pikërisht Patriarkanës së Qipros i është lënë në kompetencë Kisha e Moskës.

Të gjitha këto kisha të lashta të Lindjes – Kostandinopoja, Aleksandria, Antiokia, Jerusalemi, Qipro – kanë autoqefali të konfirmuar nga Këshillat Ekumenik, të cilët janë autoriteti më i lartë kanonik legjislativ i Kishës Ortodokse Lindore.

Ndryshe nga kishat e lashta të Lindjes, e gjithë autoqefalia e kishave të tjera, më të reja ortodokse, duke përfshirë edhe Patriarkanën e Moskës, ose p.sh. Kisha e Serbisë (KOS) do të konfirmohej përfundimisht vetëm nëse këtë e bën Koncili VIII Ekumenik. Koncili VII Ekumenik u mbajt në Nikea në vitin 787.

Koncili i Kretës që u mblodh në vitin 2016 u bojkotua fuqishëm nga Kisha ruse.

Kisha e Serbisë është më e zëshmja në mbështetjen e rusëve kundër Kishës Nënë Ekumenike. Kisha autoqefale e Serbisë u njoh nga Kisha Nënë Ekumenike në 1879, dhe juridiksioni ende i vlefshëm serb mbi territorin e Mbretërisë së ekzistuar prej kohësh të SCS (Jugosllavi) u njoh nga Kisha Nënë Ekumenike në 1922, e cila përfshinte edhe anulimin e urdhrit të mëparshëm për Kishën Autoqefale të Malit të Zi.

Sipas njoftimit të Patriarkut Kirill Gundyaev në Moskë, mbledhja e Këshillit të Ipeshkvijve të Kishës Ruse do të vendosë, nxjerrjen jashtë ligjit të Patriarkut të Stambollit Bartolomeu, duke e cilësuar “Të Pakanonuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat