Putin dhe Erdogan thellojnë kursin e përqafimit

Evropë

Putin dhe Erdogan thellojnë kursin e përqafimit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 janar 2022 Në ora: 09:50
Recep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin

Në përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, Turqia ka furnizuar me drone luftarake trupat ukrainase. Kjo nuk po i pëlqen aspak udhëheqjes ruse. Në një telefonatë, presidentët Putin dhe Erdogan përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, duan të përmirësojnë sërish marrëdhëniet mes vendeve të tyre. Pas një telefonate të përbashkët, zyrat e tyre njoftuan se dy krerët e shteteve dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin e vendeve të tyre. Së fundmi, marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë ishin të tensionuara për shkak të konfliktit në Ukrainë, ndër të tjera.

Një muaj më parë, Putin kritikoi ashpër dërgesat turke të dronëve luftarake për ushtrinë ukrainase, nga frika se ato mund të përdoren kundër rebelëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Shteti i NATO-s, Turqia e hodhi poshtë këtë: Ankarasë nuk mund t´i hudhet përgjegjësia për përdorimin e dronëve të turqisë nga Ukraina. Përdorimi i një produkti turk, është çështje e vendit blerës.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu ka akuzuar Moskën se ka bërë kërkesa "të njëanshme" ndaj NATO-s. Kremlini kishte kërkuar garanci sigurie nga aleanca perëndimore e mbrojtjes. Ndër të tjera, Moska dëshiron që Ukraina të refuzohet zyrtarisht nga anëtarësimi në NATO dhe ankohet që SHBA-të i kanë vendosur bazat ushtarake pranë kufirit me Rusinë.

Putin dhe Erdogan "shkëmbyen urimet e Vitit të Ri, përmblodhën rezultatet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe përsëritën dëshirën e tyre për të intensifikuar më tej partneritetin reciprokisht të dobishëm midis Rusisë dhe Turqisë", tha Kremlini pas bisedës telefonike. Zyra e Erdogan tha se të dyja palët kishin diskutuar "hapat për të përmirësuar marrëdhëniet turko-ruse" dhe konfirmuan dëshirën e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin "në të gjitha fushat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat