Në Austri hyn në fuqi ligji për vetëvrasjen e asistuar

Evropë

Në Austri hyn në fuqi ligji për vetëvrasjen e asistuar

Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Austri.

Sipas BBC, nga e shtuna, të rriturit që janë të sëmurë që mund të jenë pranë vdekjes, ose kanë gjendje të përhershme dobësuese, mund të zgjedhë për një vdekje të asistuar.

Parlamenti miratoi ligjin e ri në muajin dhjetor, pas një vendimi të gjykatës kushtetuese për këtë çështje.

Praktika do të jetë e rregulluar mirë, derisa secili rast do të vlerësohet nga dy mjekë – njëri prej të cilëve duhet të jetë ekspert i mjekësisë paliative.

Zyrtarët thonë se qeveria ka alokuar gjithashtu fonde për të zhvilluar kujdesin paliativ për të siguruar që askush të mos zgjedhë të vdesë kur opsionet e tjera janë në dispozicion.

Vetëvrasja e asistuar, në të cilën dikujt i jepet e drejta dhe mjetët për t’i dhënë fund jetës, është e ligjshme në Zvicrën fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat