Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi

Evropë

Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia lokale ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshal Tito” në Tivar për shkak të kërcënimit të një personi se do të shpërthejë një eksploziv.

Sipas mediave lokale, Drejtoria e Policisë ka thënë se ai person kishte ngjitur paraprakisht në një filial të bankës mbishkrimin “Kthejini paratë që i keni vjedhur punëtorëve të Primorkës”.

Ndërkohë në Qendrën Operative të Komunikimit të Drejtorisë së Policisë kanë konfirmuar për “Vijesti” se janë njoftuar se një person kërcënonte se do të aktivizonte një mjet shpërthyes.

Si pasojë, është evakuuar ndërtesa ku ndodhet dega dhe një pjesë e rrugës dhe aty gjenden edhe ekipi i zjarrfikësve.

Burri, i cili u prezantua si Edin Begziq, paraprakisht ka dërguar një video nga YouTube, në të cilën i bën thirrje kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, si dhe kryetarit të Kuvendit, të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës me bankën, duke pretenduar për dëme miliona dollarëshe.

Madje, siç thuhet më tej, burri në video tregon disa nga pajisjet e improvizuara që ai pretendon se janë shpërthyese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat