Përmbytet anija me 80 emigrantë në brigjet greke, shkon në 16 numri i viktimave

Evropë

Përmbytet anija me 80 emigrantë në brigjet greke, shkon në 16 numri i viktimave

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 07:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 16 numri i  personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjes së një anije m e 80 emigrantë në brigjet e Greqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Paros ku një anije me 80 emigrantë është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 16 persona mes tyre edhe një foshnjë.

Ndërkohë rojet bregdetare kanë bërë të munduar shpëtimin e 64 personave të tjerë.

Sipas informacioneve mësohet se anija është nisur nga brigjet e Turqisë në drejtim të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat