Lituania me rënie drastike të banorëve, në 10 vitet e fundit është zvogëluar në rreth 230 mijë

Evropë

Lituania me rënie drastike të banorëve, në 10 vitet e fundit është zvogëluar në rreth 230 mijë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Numri i banorëve të Lituanisë nga viti 2011 është zvogëluar për rreth 230 mijë, pasi që numri i të vdekurve ka tejkaluar atë të atyre që kanë lindur, e një numër i madh i banorëve kanë emigruar në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas rezultateve preliminare të vitit 2021, në Lituani jetojnë rreth 2,81 milionë banorë ka bërë të ditur të martën agjencia e statistikave.

Në dy dekadat e fundit ka pasur një rënie dramatike: në vitin 2011 mbi tre milionë njerëz jetonin në vendin më të madh baltik, e në vitin 2011 ishin 3,5 milionë.

Këtë vit sipas statistikave zyrtare, ka më shumë gra sesa burra – pra 1,5 milion me 1,3. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat