18-vjeçari detonoi eksploziv në një shkollë ortodokse, së paku 2 të lënduar

Evropë

18-vjeçari detonoi eksploziv në një shkollë ortodokse, së paku 2 të lënduar

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:03
Rusi

Një 18-vjeçar në Rusi, është futur në një shkollë ortodokse në afërsi të Moskës dhe ka detonuar një pajisje shpërthyese brenda objektit, duke e plagosur veten dhe së paku një të ri tjetër, thonë zyrtarët rusë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Policia rajonale e Moskës ka thënë se i dyshuari dhe një i ri tjetër janë lënduar sot nga shpërthimi në një shkollë të mesme ortodokse.

Disa mediume kanë raportuar se sulmuesi ka vdekur pasi ka humbur shumë gjak, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Sipas dëshmitarëve dhe burimeve thuhet se në total shtatë persona janë lënduar në këtë shpërthim.

Sipas policëve, mësuesit dhe nxënësit janë evakuuar nga shkolla.

Thuhet se te sulmi ka ardhur pas një konflikti mes të riut dhe shkollës. 

Prokurorët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me hetuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat