Ndizet alarmi i kuq për shkak të erërave të fuqishme në këtë shtet evropian

Evropë

Ndizet alarmi i kuq për shkak të erërave të fuqishme në këtë shtet evropian

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:23
Paralajmërimi i kuq për shkak të erës së fortë është në fuqi për Kroaci

Kroacia në disa zona ka lëshuar paralajmërim të kuq për shkak të motit të keq.

Paralajmërimi i kuq për shkak të erës së fortë është në fuqi për zonat e rajonit të Rijekës, Kvarner dhe Kvarneriç, Kanalin Velebit dhe Dalmacinë veriore.

Në disa pjesë të këtyre rajoneve priten të fryjnë erëra deri në 165 kilometra në orë. Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë (DHMZ) i bëri thirrje popullatës që të ketë kujdes.

“Merrni masa vetëmbrojtëse. Ekziston një rrezik për sigurinë personale për shkak të rrëzimit të pemëve, thyerjes së degëve dhe fluturimit të mbeturinave. Priten dëmtime të shumta në struktura, ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat