Rritet skepticizmi ndaj vaksinimit anti-Covid në Rusi

Evropë

Rritet skepticizmi ndaj vaksinimit anti-Covid në Rusi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Vaksina Sputnik

Pavarësisht nga një fushatë të madhe vaksinimi, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ruse ende nuk besojnë në efektivitetin e Sputnik V. Më 12 Nëntor, qeveria paraqiti dy projektligje e cila detyron qytetarë të  tregojnë  pasaportën shëndetësore para se të  hyjnë  në kafene, restorante dhe dyqane.

Këshilli i Ministrave e ka cilësuar këtë nismë si një masë emergjente në kushtet kur vendi po përballet me një rritje të frikshme të rasteve me Covid-19. Në tetor, shkalla e vdekjeve ishte më e larta që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare koronavirusi është bërë shkaku kryesor i vdekjes për më shumë se 68,000 njerëz .

Por ky propozim ka zemëruar një pjesë të madhe të Rusisë, e cila tashmë kundërshton vaksinimin e detyrueshëm. Pakënaqësia është qartë e dukshme në rrjetet sociale. Postimi nga presidenti i dhomës së ulët Vyacheslav Volodin për këtë temë është bërë më i popullarizuari në të gjithë historinë e Telegram dhe aktualisht numëron më shumë se 720,000 komente.

Përveç kësaj, përdoruesit e mediave sociale kanë filluar t’i dërgojnë thirrje presidentit Vladimir Putin me hashtagun #“Putin na dëgjo”. Kundërshtimi ndaj vaksinimit të detyrueshëm shihet në mënyrë indirekte edhe nga të dhënat statistikore, sipas të cilave vetëm rreth 40% e rusëve janë vaksinuar. Për shkallën e imunizimit kundër Covid, Rusia renditet e 91-ta në botë, duke mbetur pas jo vetëm shumicës së vendeve evropiane, por edhe vendeve si Tunizia, Kazakistani dhe Hondurasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat