Aksidenti në minierë, gjendet një i mbijetuar

Evropë

Aksidenti në minierë, gjendet një i mbijetuar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Rusi

Një zyrtar i lartë lokal tha se ekipet e kërkimit kanë gjetur një të mbijetuar në një minierë qymyri në Siberi, ku dhjetëra minatorë dyshohet se kanë humbur jetën pas një shpërthimi të gazit metan. Lajmi u njoftua në aplikacionin e mesazheve Telegram nga Sergei Tsivilyov, guvernatori i rajonit të Kemerovës, ku ndodhet miniera. Ai tha se minatori "ishte dërguar në spital".

Autoritetet thanë gjithashtu se ishin gjetur edhe gjashtë trupa, çka e çon në 20 numrin e të vdekurve të konfirmuar. Tridhjetë e një persona vazhdojnë të rezultojnë ende të zhdukur. Zoti Tsivilyov tha se nuk ka gjasa të gjenden të mbijetuar të tjerë, duke e bërë numrin e dyshuar të të vdekurve si pasojë e incidentit, 51.

Ky duket të jetë aksidenti më vdekjeprurës që ka ndodhur në miniera në Rusi që nga viti 2010, kur si pasojë e dy shpërthime të gazit metan dhe një zjarri, gjetën vdekjen 91 persona në minierën Raspadskaya, në të njëjtin rajon, atë të Kemerovës.

Faqja e pavarur e lajmeve ruse, Meduza, raportoi se këtë vit autoritetet kishin pezulluar punën në disa seksioneve të minierës nëntë herë. Nga inspektimet e minierës të kryera në muajin prill janë konstatuar mbi 100 shkelje, përfshirë shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë gjithashtu të premten se minatorët ishin ankuar për nivelin e lartë të metanit në minierë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat