Danimarka njofton pajisjen me çertifikatë vaksinimi, ndërsa rastet rriten

Evropë

Danimarka njofton pajisjen me çertifikatë vaksinimi, ndërsa rastet rriten

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Ilustrim

Dy muaj pas heqjes së të gjitha kufizimeve për parandalimin e koronavirusit për banorët e Danimarkës, vendi nordik rivendosi disa kufizime në jetën publike për të frenuar një valë të re infeksionesh.

Duke filluar nga e premtja, do të kërkohet një çertifikatë vaksinimi kundër koronavirusit në bare, restorante, kafene dhe klube nate, si dhe evente të mëdha.

Dokumenti përdoret për të vërtetuar vaksinimin e individëve kundër koronavirusit ose shërimin e tyre nga infeksioni. Kërkesa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç.

Danimarka hoqi masat për parandalimin e pandemisë më 10 shtator, duke përfshirë edhe përdorimin e maskave. Vetëm kufizimet e hyrjes mbetën në fuqi.

Qeveria në Kopenhagen e kishte justifikuar këtë vendim duke theksuar shifrat e larta të vaksinimit dhe gjithashtu me faktin se pandemia ishte nën kontroll.

U deshën disa javë që rastet të fillonin të rriteshin. Vetëm nga mesi i tetorit u regjistrua një rritje e rasteve me COVID-19.

Kohët e fundit, Danimarka ka arritur nivelet më të larta ditore të rasteve, që tejkalojnë çdo shifër të regjistruar gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat