Publikohen pamjet kur burri e ndiqte për ta vrarë, viktima vrapon në oborr për t’i shpëtuar

Evropë

Publikohen pamjet kur burri e ndiqte për ta vrarë, viktima vrapon në oborr për t’i shpëtuar

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke kanë postuar pamje të momentit kur burri përpiqet të vrasë ish-gruan në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë Ierapetra. Në trupin e të ndjerës Nektaria, 48 vjeç, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj u gjendën 16 plagë thikash.

Në pamje shihet autori i vrasjes duke ndjekur me vrap gruan e tij, në banesën që kjo e fundit kishte marrë me qira, ndërsa e ndjera vrapon t’i shpëtuar vrasësit, i cili me thikën në dorë dhe kokoren në kokë po e ndiqte për ta vrarë.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i shpëtuar, ish-bashkëshorti e vrau atë duke e goditur me thikë.

Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur thikën në dorë, ai shkon te motori i tij për t’u larguar nga vendi i krimit.

Aty, në parkingun e banesës me qira, teksa po largohej, është afruar nga pronari i biznesit, i cili ka lajmëruar edhe policinë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat