Spanjë, rritet shqetësimi për furnizimin me gaz gjatë dimrit

Evropë

Spanjë, rritet shqetësimi për furnizimin me gaz gjatë dimrit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:46
Ilustrim

A do të ketë Spanja gaz të mjaftueshëm për t’u ngrohur këtë dimër dhe me çfarë çmimi? Pyetja shqetëson autoritetet spanjolle në një aktivitet diplomatik intensiv për të siguruar furnizimin përpara mbylljes së afërt të një tubacioni të madh që lidh Algjerinë me gadishullin Iberik përmes Marokut.

“Për shkak të kufizimeve teknike për dërgesat dhe rrezikut të rritjes së çmimeve, Spanja është në një situatë të ndërlikuar, edhe pse rreziku i mungesës është i kufizuar”, theksoi Gonzalo Escribano, ekspert i energjisë në Institutin Elcano në Madrid.

Bëhet fjalë për mbylljen e planifikuar këtë të dielë të gazsjellësit të Gaz Maghreb Europe (GME), që lidh depozitat e Algjerisë, eksportuesit më të madh të gazit në Afrikë, me gadishullin Iberik, nëpërmjet Marokut dhe ngushticës së Gjibraltarit, raporton ATSh.

“Lajm i keq, në një moment të keq”, përmbledh Escribano, ndërsa Spanja varet pothuajse 50 për qind nga Algjeria për konsumin e gazit.

Tubacioni i gazit GME, që transporton afro 10 miliardë metra kub në vit, është një nga burimet kryesore të furnizimit të vendit, shumë i varur nga importet e tij të energjisë, pavarësisht nga pozicioni i tij udhëheqës në sektorët e energjisë diellore dhe të erës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat