Qeveria italiane po kërkon me ngulm të rrisë sigurinë në punë me anë të një legjislacioni të ri.
”Rregullat e reja do të zbatohen për kompanitë që nuk respektojnë rregulloret e mbrojtjes ose punësojnë njerëz në tregun e zi”, njoftoi qeveria italiane, pas një takimi të Këshillit të Ministrave në Romë.
“Në muajt e fundit ne kemi parë një numër të papranueshëm vdekjesh në punë”, deklaroi kryeministri, Mario Draghi.
Inspektimet e punës do të rriten, ashtu siç do të shtohen ndëshkimet për kompanitë që nuk respektojnë rregullat.
Sfondi i lëvizjes ligjore vjen pas një numri alarmant aksidentesh vdekjeprurëse në vendin e punës në Itali.
Qeveria thotë se dëshiron që masat ta bëjnë më të lehtë monitorimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Në rast të shkeljeve serioze të shëndetit dhe sigurisë në punë, operacionet duhet të ndërpriten derisa mangësitë të jenë rregulluar.