Arrihet koalicioni për Qeverinë e re të Norvegjisë

Evropë

Arrihet koalicioni për Qeverinë e re të Norvegjisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:25
Jonas Gahr Store

Partia e Punës së Norvegjisë thotë se ka rënë dakord të formojë një qeveri të re të pakicës me partinë Qendra Rurale.

Bisedimet midis dy partive kishin vazhduar për katër javë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Por, Jonas Gahr Store, udhëheqësi i partisë së punëtorëve dhe kryeministri i ardhshëm i Norvegjisë, njoftoi të Premten se ishte arritur një marrëveshje.

“Ne jemi gati për të formuar një qeveri të enjten,” tha Store në një konferencë shtypi, së bashku me aleatin e tij të qendrës Trygve Slagsvold Vedum.

Përbërja e Qeverisë së re pritet të prezantohet zyrtarisht të mërkurën e ardhshme, shkruan Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat