Gjendet i vdekur në taksi, deputeti 33-vjeçar

Evropë

Gjendet i vdekur në taksi, deputeti 33-vjeçar

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:33
Anton Polyakov

Një deputet ukrainas ka humbur jetën në një taksi të premten në rrethana të çuditshme.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një hetim për vdekjen e 33-vjeçarit Anton Polyakov.

Ai është ndjerë keq në taksi, teksa më pas mjekët janë përpjekur ta rikthejnë në jetë por nuk kanë mundur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa kanë marrë në pyetje taksistin në mjetin e të cilit po udhëtonte deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat