Akuza të ndërsjella mes Çanak e Daçiq - e quajnë njëri-tjetrin tradhtar

Evropë

Akuza të ndërsjella mes Çanak e Daçiq - e quajnë njëri-tjetrin tradhtar

Nga: F.B Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:04
Daçiq dhe Çanak

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka pasur një polemikë me ulërima me liderin e LDP, Çanak, duke shfaq mos durimin ndaj njëri-tjetrit, që ka kulmuar me akuzat për tradhti të interesave serbe, këtë e kanë bërë para kamerave të TV Pink, shkruan “Objektiv”, transmeton “Bota sot”.

5 tetori nuk është datë me rëndësi, bile 24 shtatori është shumë më i rëndësishëm sepse ishin zgjedhjet. Aty kishte vlerësime të ndryshme, si tutje, numrat edhe votat dhe ai 5 tetori është reagim, sepse ishte më është organizim se zgjedhjet”, tha Daçiq

Ndërsa Çanak përkujtoi se liderët e DOS kishin shumë mbështetje “Fitoi Koshtunica por problem ishte çka tutje, Daçiq iu kundërvu duke ditur se do të përfitonte  njerëzit e Millosheviçit, sepse ishte i orientuar kundër Evropës edhe reformave”.

Çanak u akuzua nga Daçiq se kishte shkuar në Malin e Zi për të ngritur tensione dhe të ndalohet takimi i SPC dhe është dashur të arrestohej, duke nxitur politikanin vojvodinas “nëse është koha të dihet fajtori, ti ke deklaruar se Sremi është kroat, je angazhuar për Republikën e Vojvodinës për çka u dashtë të shkosh në burg, e treta iu ndihmon armiqve të serbëve, nuk e ke rëndë me shkua në Cetinje e Prishtinë, por nuk dua të të arrestojnë dosido, kur isha ministër kam mundur” .

Tensionet në ngritje kanë kulmuar në pyetjen e gazetares kush është sot patriot e kush tradhtar i interesave serbe, “Ja ku e keni tradhtarin përball meje,” tha Daçiq dhe të njëjtën e tha edhe Çanak për te.

Tradhtari është ai që punon kundër rregullimit kushtetues, unë nganjëherë mendoj rreth asaj nëse duhet të lustrohet ose jo”, tha Daçiq.

Ndërsa Çanak iu përgjigj se “kur është çështja për ty, unë aspak nuk mendohem, vetëm se nuk mund ta realizojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat