Papa Françesku lutet për njerëzit e Afganistanit

Evropë

Papa Françesku lutet për njerëzit e Afganistanit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 16:03
Papa Françesku

Papa Françesku i ka inkurajuar shtetet që të mirëpresin refugjatët afganë të cilët janë duke u ballafaquar me një jetë të re pasi talibanët e kanë marrë drejtimin e vendit.

Gjatë paraqitjes së tij të përjavshme të dielën, është lutur edhe për personat që janë në Afganistan por edhe për ata që janë jashtë si refugjatë.

“Në këto momente të trazuara, në të cilat afganët po kërkojnë strehim, lutem për më të prekshmit në mesin e tyre, lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re,” i tha Papa turmës në sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

Ai po ashtu u ka dëshiruar afganëve të rinjë të kenë shkollim të mirë, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat