Shifrat e COVID-19 në Greqi: 2.343 raste të reja, 338 të intubuar dhe 19 vdekje

Evropë

Shifrat e COVID-19 në Greqi: 2.343 raste të reja, 338 të intubuar dhe 19 vdekje

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Rastet e reja me COVID-19, të konfirmuara nga laboratori i sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2,343, nga të cilat 24 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 583.658 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 214 infektime konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1,463 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 vdekje. 95.3% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshën 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 338 (58.6% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjet. 84.0% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshën 70 vjeç e lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat