Italia ka raportuar për 37 të vdekur e 5,959 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka bërë të ditur se numri total i vdekjeve që kur ka nisur pandemia në këtë shtet, ka shkuar në 129,093.
Ndërkohë, numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4,53 milionë.
Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar është 4,133, ndërkaq në kujdes intensiv janë 525 pacientë.