Moti i keq në Venezuelë, vdesin 11 persona

Evropë

Moti i keq në Venezuelë, vdesin 11 persona

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë pjesën perëndimore të Venezuelës.

Presidenti Maduro doli në një deklaratë për situatën me përmbytjet duke thënë se janë prekur dhe evakuuar më shumë se 35 mijë persona ndërsa 8000 shtëpi janë dëmtuar rëndë.

Situata shpallet më problematike në shtetin e Meridas, ku lumi Mocoties ka dalë nga shtrati.

Për pasojë është dëmtuar linja e furnizimit me energji elektrike dhe mijëra persona kanë mbetur pa rrymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat