Telefonata tronditëse: ‘Vrava gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem’,

Evropë

Telefonata tronditëse: ‘Vrava gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem’,

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:25
Stefania Chiarisse

Problemet ekonomike dhe më gjerë  bënë që 70 vjeçari Salvatore Staltari të kryente aktin e tmerrshëm.

Pasi kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij 15 vjeçare, Staltari telefonin 118 dhe u shpjegoi operatorëve arsyet e veprimit të tmerrshëm dhe i njoftoi se ishte gati të vriste dhe veten.

Kur mbërritën në shtëpinë në Carpiano, një komunë e vogël në jug të Milanos, nga ku kishte ardhur telefonata, ekipet e emergjencës nuk bënë gjë tjetër veçse konstatuan që ajo që telefonuesi i kishte thënë, ishte e vërtetë.

Nga raportimet e para, duket se ai vrau fillimisht bashkëshorten e tij  41-vjeçaren, Catherine Panis me origjinë filipinase, e punësuar në një kompani logjistike dhe më pas vajzën 15-vjeçare, Stefania Chiarisse Staltari, ndërsa ata flinin, natën mes të shtunës dhe të dielës.

 Burri në pension kishte punuar si elektricist gjatë viteve dhe vuante nga depresioni. 

Çifti sipas fqinjëve grindeshin shpesh, madje ata kishin dëgjuar dhe britma që vinin nga banesa e tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes la pas edhe një letër në të cilën ai fliste për problemet e përditshme me gruan e tij që është në dorë të autoriteteve policore.  

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat