Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Kremlini e shpall ‘agjent të huaj’ televizionin e pavarur rus ‘Dozhd’

Evropë

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Kremlini e shpall ‘agjent të huaj’ televizionin e pavarur rus ‘Dozhd’

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

I vetmi rrjet televiziv i pavarur rus Dozhd është media e radhës që Kremlini e shpall si “agjent i huaj”.

Kjo lëvizje nga Kremlini vjen si rezultat i kufizimit të aktiviteteve të kundërshtarëve të presidentit Vladimir Putin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen në muajin shtator.

Sipas Meduza, një media e pavarur ruse që funksionon jashtë vendit, më 20 gusht Ministria e Drejtësisë e ka shpallur si “agjentë të huaj” ueb-faqen iStories, rrjetin televiziv Dozhd (TV Rain) si dhe disa gazetarë të pavarur.

Dozhd e ka denoncuar përcaktimin si të padrejtë dhe thotë se do të apelojë vendimin. Ky televizion operon në internet dhe ka qenë prej kohësh një platformë ku kritikët e Kremlinit, të cilët nuk lejohen të dalin në televizione shtetërore, kanë shprehur pikëpamjet e tyre.

Kanali ka qenë kritikuese e ashpër ndaj goditjeve të autoriteteve ruse ndaj disidentëve. Ajo ka transmetuar rregullisht drejtpërdrejt protestat e opozitës.

Menjëherë pas këtij vendimi, disa medie dhe gazetarë të pavarur ka protestuar kundër këtij veprimi të Kremlinit.

Mirëpo, disa nga pjesëmarrësit u arrestuan pasi mbanin parulla me mesazhe të tilla si “Gazetaria nuk është krim” dhe “Ju keni frikë nga e vërteta”.

Përcaktimi i “agjentit të huaj” u bë sipas një ligji të përdorur nga autoritetet ruse për të goditur organizatat joqeveritare dhe individët që marrin fonde nga jashtë dhe konsiderohen të jenë të përfshirë në aktivitete “politike”.

Grupet e të drejtave të njeriut, thonë se ligji është një mjet për të goditur lirinë e medias dhe për të heshtur kritikët e presidentit Putin dhe aleatëve të tij.

Etiketimi si “agjent i huaj” nënkupton një kontroll më të afërt të qeverisë, gjë që ka konotacione që mund të minojnë besueshmërinë e medieve dhe të dëmtojnë të ardhurat e tyre nga reklamat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat