Krim në familje në Greqi/ Mbyt motrën e moshuar me rripin e një çante

Evropë

Krim në familje në Greqi/ Mbyt motrën e moshuar me rripin e një çante

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë të Pierisë në Greqi, ku motra i mori jetën motrës së saj duke përdorur një rrip çante.

Motrat ishin të mëdha në moshë, 73 dhe 75 vjeç, të cilat thuhet se kishin probleme të shëndetit mendor, shkruajnë mediat greke.

Nipi i grave të moshuara dëgjoi zëra nga shtëpia e tyre dhe shkoi për të parë se çfarë ndodhi. Kur kuptoi se kishte ndodhur ngjarja e rëndë, njoftoi policinë.

Motra u arrestua menjëherë nga policia greke dhe u ngrit një çështje kundër saj për vrasje me dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat