Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se Berlini është i përgatitur për të gjithë skenarët pasi planifikon të evakuojë diplomatët dhe stafin e ambasadës ndërsa talebanët vazhdojnë të përparojnë drejt Kabulit.
“Prioriteti kryesor tani është siguria e stafit të ambasadës sonë. Ne nuk do të rrezikojmë që njerëzit tanë të bien në duart e talebanëve. Ne jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”, tha Maas për edicionin e së dielës të gazetës tabloid Bild.
Dhe sipas gazetës, forca ajrore gjermane do të nis transportet ushtarake në Kabul të hënën.
Ndërkohë Qeveria gjermane po kërkon një mandat nga parlamenti i saj, Bundestag, për misionin e evakuimit, tha Maas.
Ndërkohë kancelarja Angela Merkel dhe disa anëtarë të Kabinetit mbajtën një takim krize të shtunën dhe biseduan për mënyrën e riatdhesimit të stafit diplomatik dhe punonjësve që punojnë për organizatat gjermane sa më shpejt të jetë e mundur.