Festoi ditëlindjen dhe la vajzën 6 ditë vetëm, e cila vdiq! Ja si u dënua nëna

Evropë

Festoi ditëlindjen dhe la vajzën 6 ditë vetëm, e cila vdiq! Ja si u dënua nëna

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:07
Verphy Kudi

19-vjeçarja britanike Verphy Kudi u dënua ditën e sotme me 9 vite burg pasi la fëmijën e saj për 6 ditë vetëm në shtëpi, duke i shkaktuar asaj vdekjen. 

The Sun shkruan se kur Gjykata e Britanisë po jepte vendimin për 19-vjeçaren, ajo shpërtheu në lot e penduar për ngjarjen.

Gjykatësja e çwshtjes Christine Laing kur dha dwnimin i tha Kudit: Asiah ishte vetëm në atë banesë për gjashtë ditë, e paaftë për të bërë asgjë për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e saj. Dhe kur vuajtjet e saj u bënë shumë të mëdha, ajo nuk do të kishte forcën për të qarë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019, ku Kudi për të festuar ditëlindjen e saj të 18-të zgjodhi që të shkonte me disa shokë për 6 ditë rresht. Kur u kthye në shtëpi ajo pa vajzën e saj të vdekur dhe mori urgjencën në telefon duke thënë: Ndihmë, fëmija im nuk po zgjohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat