Evropa ndihmon Greqinë përderisa zjarri i afrohet Athinës

Evropë

Evropa ndihmon Greqinë përderisa zjarri i afrohet Athinës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Zjarrfikës nga Franca mbërritën në Greqi të enjten në mbrëmje për ta ndihmuar atë në betejën kundër zjarreve të furishme.

82 zjarrfikës francezë pritet të ndërhyjnë të premten, tha një zyrtar francez.

Dy avionë të tjerë zjarrfikës nga Franca gjithashtu pritet të dërgohen, si dhe përforcime nga Suedia, Austria dhe Bullgaria.

Izraeli do të dërgojë 15 zjarrfikës dhe një dërgesë të madhe të retardantëve të zjarrit në një aeroplan civil sa më shpejt të jetë e mundur, thanë autoritetet izraelite, shkruan Euronews.

Përforcimet shtesë vijnë pasi mijëra banorë u evakuuan herët të premten pasi kërcënoheshin nga një zjarr i madh në veri të Athinës. Pesë komuna u evakuuan gjatë natës dhe pesë persona u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat