Greqi/ Të premten moti bën kthesën e madhe, paralajmërhen erëra të forta dhe stuhi breshëri

Evropë

Greqi/ Të premten moti bën kthesën e madhe, paralajmërhen erëra të forta dhe stuhi breshëri

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Moti do të marrë një kthesë ta papritur prej ditës së premte.

Shërbimi meteorologjik grek ka bërë me dije se të premten do të marrë fund vala e nxehtësisë në shumicën e zonave ndërsa moti do të dominohet nga erërat e forta dhe stuhi lokale.

Temperaturat do të bien ndjeshëm ne Greqinë perëndimore dhe veriore, ku vlera maksimale nuk do kalojë më shumë se 36 gradë.  Në pjesën tjetër të vendit, me përjashtim të Kretës dhe Dodekanezit, temperatura do të bjerë me 3 deri në 5 gradë Celsius.

Disa zona do të përfshihen nga stuhi të forta, ndoshta edhe me reshje breshëri.

Në fundjavë temperatura maksimale do të jetë mes vlerave 35 dhe 37 gradë celcius. Ndërkohë nga e hëna deri të mërkurën pritet sërish një rritje, deri në 40 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat