Anglia dhe Uellsi shënojnë rritje të numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare Britanike, rezulton se është shënuar shifra 4,561 e viktimave të përdorimit të drogës, ndërkohë që qeveria bën me dije se po punon për një plan të gjerë masash.
Zyra për statistikat kombëtare në Angli ka publikuar raportin e fundit mbi numrin e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i drogës, ku sipas saj, që nga viti 1993, për Anglinë dhe Uellsin ky shënohet si vit rekord me 4.561 vdekje .
Edhe pse ky është një studim për vitin 2020, institucioni i statistikave pretendon se me shumë se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur që në 2019-ën, por për shkak të pandemisë ka pasur vonesa në regjistrime.
Shkalla më e lartë e vdekjeve është shënuar në verilindje të Anglisë, me 104.6 vdekje për milion njerëz dhe më e ulëta ajo në Londër, me 33.1.
Përdoruesit më të mëdhenj rezultojnë të jenë burrat, 2-fishi i përdorueseve femra.