Qeveria heq masat kufizuese në ishullin e Mykonos

Evropë

Qeveria heq masat kufizuese në ishullin e Mykonos

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:54
Ilustrim

Duke filluar nga data 26 korrik, ishulli i Mykonos në Greqi do të çlirohet nga kufizimet COVID.

Sipas mediave greke, qeveria ka vendosur që të shfuqizojë masat për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, pavarësisht kufizimeve të vendosura më 17 korrik.

Duke filluar nga java e ardhshme do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet.

Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat