Angela Merkel arrin në fshatin që u përmbyt nga stuhia

Evropë

Angela Merkel arrin në fshatin që u përmbyt nga stuhia

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Fshati i vogël Schuld në Eifel u godit veçanërisht nga stuhia në perëndim dhe jug-perëndim të Gjermanisë duke përmbysur kështu shumë shtëpi.

Për të parë nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballet ky fshat dhe për të dëgjuar brengat e banorëve ka shkuar për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel, shkruan RTL, transmeton Klankosova.tv.

Merkel në këtë vizitë po shoqërohet nga kryeministri i Mainz, Malu Dreyer, teksa ajo u mirëprit nga kryetari lokal i Schuld-it, Helmut Lussi.

Merkel do të marrë një ide të situatës në komunitetin Eifel, i cili u godit veçanërisht rëndë nga katastrofa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat