Përmbytje në Belgjikë dhe Holandë

Evropë

Përmbytje në Belgjikë dhe Holandë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:16
Ilustrim

Rrugët e disa qyteteve në Belgjikën lindore u kthyen në lumenj teksa stuhitë shkaktuan përmbytje nëpër pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore gjatë natës së të martës.

Instituti meteorologjik belg vendosi një alarm për zonën rreth Liege, rreth 100 kilometra në lindje të Brukselit këtë të mërkurë pasi pritet më shumë shi këto ditë sesa zakonisht kjo zonë ka shi gjatë ditëve të verës, shkruan AP.

Disa qytete ishin të vështira për t’u arritur për shkak të përmbytjes në rajon teksa shumë makina mbetën të bllokuara nëpër rrugë teksa nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Ndërsa autoritetet në Holandë paralajmëruan se reshjet e mëdha të shiut në provincën jugore të Limburg mund të kthejnë përrenjtë në përrenj të rrezikshëm që rrjedhin me shpejtësi dhe nxitën qytetarët që të qëndrojë larg tyre.

Shirat pritet të vazhdojnë deri të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat