Spanja tash e gjykon si krim, çdo akt seksual pa pëlqim

Evropë

Spanja tash e gjykon si krim, çdo akt seksual pa pëlqim

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Qeveria spanjolle ka miratuar një ligj që përcakton çdo akt seksual pa pëlqim si përdhunim.

Ky ligj është pjesë e një rishikimi legjislativ që forcon ndëshkimet për ngacmimet seksuale dhe urdhëron programe shtesë të mbështetjes për viktimat.

Ligji u miratua pesë vjet pasi një çështje u bë e njohur për publikun si “tufa e ujkut”, kur pesë burra përdhunuan një vajzë 18-vjeçare gjatë një festivali garën me dem në Pamplona, e cila provokoi zemërimin e publikut dhe shkaktoi thirrje për reformimin e ligjit të dhunës seksuale, kujton ai.

Ky projektligj duhet të marrë akoma “dritën e gjelbër” të parlamentit, i cili pritet deri në fund të vitit, raporton swissinfo.

Ligji, bazuar në modelin “po do të thotë”, i cili cilëson çdo akt seksual pa pëlqim si përdhunim, do ta bëjë Spanjën të gjendet në mesin e 11 vendeve të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Portugalinë dhe Britaninë, të cilat përdorin përkufizime të ngjashme ligjore.

Sipas ligjit aktual, kryesit të veprës iu desh të përdorte dhunë fizike ose frikësim në mënyrë që sulmi të cilësohej si përdhunim.

Fyerjet dhe ngacmimet në rrugë, të cilat konsiderohen shkelje sipas ligjit aktual, tani do të bëhen krime.

Përdhunimi në grup do të konsiderohet një faktor rëndues, i cili përfshin burgim deri në 15 vjet, dhe gjithashtu është planifikuar hapja e një linje telefonike 24-orëshe për të siguruar ndihmë në rast sulmi seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat