Kush është gruaja ukrainase që kishte fshehur në shtëpi ish-deputetin

Evropë

Kush është gruaja ukrainase që kishte fshehur në shtëpi ish-deputetin

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 07:26
Christos Pappas

Ish deputeti grek i Agimit të Artë, Christos Pappas i arrestuar ditën e sotme nga policia ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje nga 52-vjeçare nga Ukraina.

Ajo kishte qenë kandidate në zgjedhjet lokale në Athinë. Ajo u vu në pranga për fshehjen e një personi të kërkuar nga policia.

Ai ishte zhdukur prej muajit tetor, që pas gjyqit të mbajtur ndaj Agimit të Artë.

Pas arrestimit, Pappas u dërgua në qendrën e paraburgimit në katin e 12-të të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës.

Ai është dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat