37 ditë hetime për grabitjen e stisur, po ndërtonte shtëpi me pishinë

Evropë

37 ditë hetime për grabitjen e stisur, po ndërtonte shtëpi me pishinë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:06
Caroline dhe Babis Anangnostopolos

Pasi vrau në mënyrë të gjakftohtë gruan e tij Caroline, piloti 32-vjeçar kishte vazhduar jetën normale sikur të mos kishte ndodhte asgjë ndërkohë që policia po kërkonte grabitësit që siç pretendonte ai pasi vranë gruan mbytën dhe qenin dhe e varën në shkallët e shtëpisë. Babis kishte nisur të ndërtonte të ardhmen e tij pa Carolinen. Një banor i zonës ku ai kishte blerë një parcelë toke për të ndërtuar një shtëpi të re ka folur për mediat greke.

“Ai na tha se shtëpia kishte filluar, madje ai i kishte dhënë një paradhënie kompanisë së ndërtimit. Në fakt, ai vazhdoi të bënte takime për të vazhduar marrëveshjen edhe pas vdekjes së Caroline. Na bëri përshtypje se si ai gjeti guximin për të vazhduar ndërtimin e kësaj shtëpie pas humbjes së gruas së tij. Por ai tha “Unë dua të siguroj fëmijën tim dhe të bëj shtëpinë në mënyrë që edhe unë të ndjehem më mirë”.

Sipas kësaj dëshmie, burri vrasës nuk humbi kohë dhe disa ditë pasi varrosi gruan e tij, ai vazhdoi takimet me kompaninë e ndërtimit, në mënyrë që të përfundonte ndërtimin e shtëpisë së tij, ku do të kishte edhe një pishinë. “Ai e përshkroi shtëpinë që ata kishin zgjedhur me Caroline si një shtëpi të thjeshtë. Në plan kishte një pishinë, të cilën, megjithatë, ata synuan ta ndërtonin më vonë. Nga ato që po na thoshte Babis, ai nuk dukej se ishte rehat financiarisht”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, në vend të shtëpisë që ai ëndërronte në Pikermi, jeta e tij e përditshme tani është e kufizuar në një qeli prej 12 metra katrorë dhe në një oborr prej disa metrash, në krahun e 6-të VIP të burgut Korydallos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat