“Do t’ia kisha hedhur kokën në erë”/ Rrëfehet babai i Caroline: Ja si u ndjeva kur mësova se dhëndri më kishte varë vajzën

Evropë

“Do t’ia kisha hedhur kokën në erë”/ Rrëfehet babai i Caroline: Ja si u ndjeva kur mësova se dhëndri më kishte varë vajzën

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Babai i 20-vjeçares Caroline Crouch ka treguar për mediat britanike ndjesitë që pati kur mësoi se dhëndëri i tij Babis Anagnostopoulos ishte vrasësi i të bijës.

Kujtojmë se piloti 32-vjeçar mbyti në gjumë bashkëshorten me një jastëk në sy të vajzës së tyre të vogël më 11 maj. Më pas, ai u tha hetuesve që Caroline ishte vrarë gjatë një grabitjeje të dhunshme. Tashmë, i ati i të ndjerës David ka treguar se zija për vajzën iu kthye në inat dhe revoltë pasi mori vesh se dhëndri i tij ishte marrë nga policia ndërsa ndodhej në varrin e Caroline.

“Kur e mora vesh më vonë, i vetmi peng që kisha ishte që nuk e dita sa isha aty,” tha ai për The Sun.

“Do t’ia kisha hedhur kokën në erë dhe do të isha i gatshëm t’i vuaja pasojat.”

David tha se ai dhe bashkëshortja e tij Susan mësuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e tyre në ishullin grek Alonissos.

“Nuk do ta harroj kurrë sesi u ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt mu fut në kraharor dhe më nxori zemrën. Ishte dita me e keqe e jetës time.”

Ndërkohë, prindërit e Caroline kanë marrë tashmë edhe kujdestarinë e Lidias, vajzës së vogël që ka mbetur e vetme pasi nëna iu vra dhe babai ndodhet pas hekurave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat