Dita e parë pa maska në plazh

Evropë

Dita e parë pa maska në plazh

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:40
Spanjë

Nga kjo e shtunë maska nuk është më e detyrueshme në ambiente publike në Spanjë ndaj lehtësimi i masave ka nxitur qindra mijëra qytetarë të vërshojnë drejt plazheve.

Përdorimi i maskës në fytyrë do të mbetet i detyrueshëm nëse nuk mund të zbatohet distanca prej 1.5 metra larg ose kur buzë detit spanjollët shkojnë të shoqëruar me njerëz që jetojnë së bashku.

Kjo pjesë e rregullores qeveritare nuk është kuptuar mirë nga shumica e pushuesve. Duket se nuk ka pandemi shprehet ata që po zbatojnë rregulloren buzë detit. Maskat në fytyrë janë të detyrueshme në Spanjë në hapësira të mbyllura si dhe në transportin publik.

Sekretariati për Sigurinë dhe Emergjencat ka lëshuar një qarkore drejtuar këshillave të qyteteve ku thuhet se këtë verë përdorimi i maskës nuk do të jetë i detyrueshëm përveç në hyrjet dhe dhomat e zhveshjes nëpër plazhe.

Që nga 7 Qershori Spanja u mundësoi të gjithë udhëtarëve të huaj të vaksinuar ndër to edhe shqiptarëve që të vizitojnë këtë shtet një përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit. Për herë të parë në historinë e Shqipërinë me gadishullin Iberik nisën fluturimet ajrore me destinacion Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat