“Çmendet” moti në Evropë, breshëri i fuqishëm plagos 5 persona

Evropë

“Çmendet” moti në Evropë, breshëri i fuqishëm plagos 5 persona

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:25
Evropë

Mund të konsiderohet shumë e rrallë, por Moska po përjeton një të nxehtë ekstrem. Termometri regjistroi 37.4 gradë Celsius.

Kjo detyroi banorët që t’i drejtoheshin shatërvanëve për t’u freskuar. Sipas meterologëve masat e ajrit të ngopura me lagështi kanë ardhur nga Deti i Zi dhe Mesdheu duke bërë që ajri mbetet jashtëzakonisht i nxehtë.

Vala e nxehtësisë që ka goditur pjesën më të madhe të Rusisë qendrore do të zgjasë të paktën deri në fundjavë. Rusët u dyndën në plazhet e Shën Petërburgut mes temperaturave rekord.

Image

Një valë nxehtësie ka përfshirë edhe Italinë me temperatura mbi 40 gradë Celsius, e cila do të mbetet në vend gjatë gjithë fundjavës. Po ashtu edhe Greqia po përgatitet për valën e parë të nxehtësisë ndërsa meteorologët paralajmërojnë që temperaturat gjatë ditës do të rriten mbi 40 Celsius në shumë pjesë të vendit.

Ekspertët kanë këshilluar që fëmijët e vegjël, personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore të mos dalin në orën e pikut.

Image

Në anën tjetër të Europës, Gjermania është përfshirë nga përmbytje. Pesë persona u plagosën në qytetin afër Reutlingen si pasojë e breshërit.

Një qendër vaksinimi nga stuhia e madhe në Gjermaninë Jugperëndimore u përmbyt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat